Kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako ka zhvilluar në ambientet e institucionit që drejton një takim me ambasadoren e Austrisë në vendin tonë znj.Monika Zach.

“Kisha kënaqësinë të prisja në një takim ambasadoren e Austrisë në vendin tonë znj.Monika Zach të cilën e njoha me historinë dhe resurset që ofron qyteti i Durrësit përsa i përket veçanërisht sektorit ekonomik dhe atij të turizmit. Po kështu bashkëbiseduam edhe mbi mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme.”,- shkruan Sako në një postim në rrjete sociale.

Më pas, Sako, së bashku me ambasadoren Zach, ambasadoren e Hungarisë, znj.Martina Laura Kasnyik si dhe përfaqësues të Kryqit të Zi Austriak kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në memorialin e anijes së mbytur austro-hungareze që ndodhet pranë mureve të kalasë.


“Zhvilluam homazhe dhe vendosëm kurora me lule në këtë memorial të ndërtuar në përkujtim të 2700 viktimave të anijes Loyd LINZ dhe anijeve të tjera të Marinës Austro-Hungareze të cilët humbën jetën gjatë luftës së Parë Botërore, 1914-1918, pranë brigjeve të Durrësit”,- shrkuan Sako.





