Kryebashkiakja Emiriana Sako është takuar sot për të zhvilluar një bashkëbisedim me banorë të një pallati në lagjen nr.6, ku pritet të fillojë puna për riforcimin e godinës.

Ndërtesa ka dëme DS4, për këtë arsye banorët e pallatit janë informuar paraprakisht për të gjithë procesin e rikonstruksionit.

Në takim me banorët e pallatit Lim-em në lagjen 6 ku do të fillojë puna për riforcimin e tij sipas projektit përkatës.

Duke bashkëbiseduar me banorët dhe duke i sqaruar ata me detaje për të gjithë procesin e përforcimit të pallatit të tyre dhe rikonstruksionin si në ambientet e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme”,- shkruan Sako në rrjete sociale..