Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako është takuar ditën e sotme me deputetët italianë Giorgio Lovecchio, Rosa Menga, Carla Giuliano, Antonio Tasso, senatoren Gisella Naturale, të shoqëruar nga Ricardo di Matteo, Kavalier i Republikës Italiane, delegacion ky që përfaqëson të gjithë zonën e Pulias në shtetin përtej Adriatikut.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se në takim kanë biseduar për të zhvilluar “bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe politik midis institucioneve të qytetit tonë me ato të rajoneve bregdetare të Pulias dhe në veçanti me komunitetin shqiptar e sidmos atë durrsak me banim në këtë zonë. “
“Disktuam gjithashtu rreth vendosjes së një bashkëpunimi konkret midis bashkisë së Durrësit dhe bashkive të qyteteve bregdetare të Pulias si dhe midis porteve turistikë dhe industrialë të kësaj zone me Durrësin. Po kështu e vumë theksin tek lidhja e bashkive në të dyja brigjet e Adriatikut me anë të memorandumeve të përbashkëta rajonale, edhe me ndihmën e fondeve europiane, me prioritet fokusimin e lehtësimit të shkëmbimeve të eksperiencave dhe nevojave ekonomike e kulturore në rang rajonal, nisur nga fakti që na ndan vetëm një det me të njëjtat burime natyrore ekonomike dhe tregtare.”, mbyllet postimi i kryebashkiakes.
Postimi i plotë:
Me deputetët italianë Giorgio Lovecchio, Rosa Menga, Carla Giuliano, Antonio Tasso, senatoren Gisella Naturale, shoqëruar nga Ricardo di Matteo, Kavalier i Republikës Italiane.
Bashkëbiseduam me delegacionin italian që përfaqëson të gjithë zonën e Pulias lidhur me krijimin e një korridori bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe politik midis institucioneve të qytetit tonë me ato të rajoneve bregdetare të Pulias dhe në veçanti me komunitetin shqiptar e sidmos atë durrsak me banim në këtë zonë.
Disktuam gjithashtu rreth vendosjes së një bashkëpunimi konkret midis bashkisë së Durrësit dhe bashkive të qyteteve bregdetare të Pulias si dhe midis porteve turistikë dhe industrialë të kësaj zone me Durrësin. Po kështu e vumë theksin tek lidhja e bashkive në të dyja brigjet e Adriatikut me anë të memorandumeve të përbashkëta rajonale, edhe me ndihmën e fondeve europiane, me prioritet fokusimin e lehtësimit të shkëmbimeve të eksperiencave dhe nevojave ekonomike e kulturore në rang rajonal, nisur nga fakti që na ndan vetëm një det me të njëjtat burime natyrore ekonomike dhe tregtare.