Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako është takuar ditën e sotme me një delegacion nga bashkia e Stambollit.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se kanë biseduar në lidhje me konferencën e B40 që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë.
Gjithashtu, kryebashkiakja shton se kanë folur rreth bashkëpunimit midis Durrësit dhe Stambollit dhe forcimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen me të gjitha qytetet që bëjnë pjesë në këtë rrjet.
Postimi i plotë:
Zhvillova një takim me një delegacion nga Bashkia e Stambollit ku bënin pjesë Zv. Sekretarja e Pergjithshme e kësaj bashkie, Zeynep Neyza Akcabay, Sekretari i Perhershem i Rrjetit B40, Barbaros Buyuksagnak dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Bashkinë Stamboll, Fahri Murat Tuncay.
Bashkëbiseduam me miqtë nga Turqia në lidhje me konferencën e B40 që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë.
Po kështu biseduam rreth bashkëpunimit midis qyteteve tona dhe forcimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen me të gjitha qytetet që bëjnë pjesë në këtë rrjet.