Kryebashkiakja Emriana Sako është takuar ditën e sotme me drejtorin e ASHK Durrës Elvis Pengili, ku kanë diskutuar rreth ecurisë së procesit të legalizimit.

Sako bën me dije se deri tani Bashkia Durrës ka dorëzuar në ASHK 644 dosje.

Postimi i plotë:

Në një takim me drejtorin e ASHK Durrës Elvis Pengili me të cilin diskutuam rreth ecurisë së procesit të legalizimit.

Pas miratimit të VKM-së përkatëse ku njësitë vendore përfshihen në evidentimin dhe organizimin e punës në terren për procesin e legalizimit, Bashkia e Durrësit ka ngritur grupe dhe ka përfunduar deri tani 644 dosje të cilat janë dorëzuar pranë ASHK-së.

Jemi të angazhuar me njësinë përkatëse të ngritur pranë Bashkisë Durrës për të adresuar gjithë shqetësimet dhe ankesat e qytetarëve për të vazhduar punën në terren për procesin e legalizimit kaq të rëndësishëm për të gjithë qytetarët tanë.