Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako është takuar ditën e sotme me këshillin artistiko-kulturor pranë bashkisë së qytetit.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se kanë diskutuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë kulturore në qytet.

Postimi i plotë:

Në një takim me këshillin artistiko-kulturor pranë bashkisë së Durrësit duke diskutuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë kulturore në qytet.

Anëtarët e këtij këshilli janë personalitete të njohura të fushave të ndryshme dhe ky këshill do të japë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e mëtejshëm të jetës kulturore të qytetit.