Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar një takim me mësues të shkollave të qytetit për të diskutuar mbi vitin arsimor që ka pak javë që është mbyllur, si dhe për të nderuar disa prej tyre me çertifikatën “Mirënjohje e Qytetit”.
Gjatë takimit, kryebashkiakja Sako është ndalur tek investimet që janë bërë në arsim dhe mbështetja që pushteti vendor ka dhënë për nxënësit dhe të rinjtë, si dhe projektet që pritet të nisin së shpejti.
“Arsimi është prioritet për bashkinë që unë drejtoj”,- ka thënë ndër të tjera Sako.
“Në këto dy vjet ne kemi ndërtuar një numër të madh shkollash e kopshtesh të rinj në sajë të ndihmës maksimale të qeverisë dhe kryeministrit Rama ndërkohë shumë të tjera do të ndërtohen. Të gjitha këto shkolla kanë kushte optimale dhe standarte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit.”,– deklaroi më tej Sako.
Në fund të takimit, kryebashkiakja ka shpërndarë për mësuesit më të mirë të qytetit çertifikatat përkatëse.
Ndiqni videon e mëposhtme për të parë momentet nga dorëzimi i çertifikatave “Mirënjohja e qytetit” mësuesve më të dalluar.





