Kryetarja e bashkisë së Durrësit ka pritur në një takim Ambasadoren franceze në Shqipëri, Catherine Suard.

Teksa ka ndarë fotot në rrjetet sociale, Sako shkruan ndër të tjera se kanë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe “bashkëbiseduam edhe për krijimin e një bashkëpunimi të ngushtë ekonomik, turistik e kulturor midis Durrësit dhe disa qyteteve të Francës”.

Postimi i plotë:

🇦🇱🤝🇫🇷 Në një takim me Ambasadoren franceze në Shqipëri, Catherine Suard.

E njoha ambasadoren me vlerat e rralla historike e arkeologjike si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit.

Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve bashkëbiseduam edhe për krijimin e një bashkëpunimi të ngushtë ekonomik, turistik e kulturor midis Durrësit dhe disa qyteteve të Francës.