“Nuk ka asnjë kufi, të cilën ne si gra, nuk mund ta arrijmë”. Me këto fjalë frymëzuese e nis statusin e saj, kandidatja e PS-së për kryebashkiake, Valbona Sako, e cila ka zhvilluar një takim me gratë sipërmarrëse të Durrësit.
Një takim ky, që siç thotë Sako, u ndje e nderuar dhe e privilegjuar, ku u bisedua mbi rëndësinë e jashtëzakonshme të rolit të gruas në shoqërinë tonë e veçanërisht për Durrësin.
Kandidatja socialiste për kryebashkiake ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë foto, ku shton se ndër të tjera në takim u diskutua dhe mbi politikat potenciale të Bashkisë Durrës në të ardhmen, në drejtim të fuqizimit të mëtejshëm të vajzave dhe grave të Durrësit.
Në takim kanë qenë të pranishme zonjat e nderuara Shpresa Prodani, Nina Beqiraj, Elsa Balteza, Gita Balteza, Myzejen Konduri, Engjëllushe Shiroka, Eleni Babameto, Juliana Deda etj.





