“Të vendosur për të pastruar në çdo cep të Durrësit”, shprehet në një postim në rrjetet sociale kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
Sako ka publikuar disa fotografi që tregojnë pastrimin e disa prej lagjeve të qytetit, teksa ka dhe një apel për të gjithë qytetarët, që të gjithë bashkë të japin kontributin për një Durrës të pastër.
“Përveç punës së përditshme të punonjësve tanë, është e domosdoshme edhe kontributi i çdo qytetari, që të mos ndotin ambientin e përbashkët. Nisma jonë për Durrësin e pastër nuk ndalet më sepse një qytet i pastër është një qytet më i mirë për të gjithë qytetarët durrsakë dhe turistët e shumtë që na vizitojnë”, shkruan Sako.