Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka uruar shpalljen e skuadres se Teutës kampione e Shqipërisë.
“Urime të përzemërta ekipit kampion të Teutës që pas shumë vitesh solli titullin përsëri në Durrës. Urime futbollisteve, stafit drejtues e atij teknik, por edhe tifozerisë durrsake.
Ky titull kampion që ekipi ynë e meritoi plotësisht bën krenar qytetin dhe qytetarët e Durrësit.” – shkruan Sako në rrjete sociale.





