Kryetarja e bashkisë së Durrësit u ka uruar shqiptarëve 110-vjetorin e Pavarësisë.

Në këtë ditë, Sako shprehet se “ne kujtojmë me respekt e mirënjohje plejada të tëra brezash heroikë e atdhetarë të shquar që luftuan me pushkë e me pendë për pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të shqiptarëve, ata që u përpoqën për ta vendosur Shqipërinë në radhët e vendeve të nderuara dhe për t’i çelur rrugën e zhvillimit e të përparimit”.

URIMI I SAKOS:

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, ditën që kurorëzoi përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të qenë të pavarur. Mirënjohje përjetë për Ismail Qemalin dhe të gjithë ata patriotë që vunë mendjen, forcën dhe madje edhe jetën e tyre në funksion të shpalljes së pavarësisë.

Këtë ditë ne kujtojmë me respekt e mirënjohje plejada të tëra brezash heroikë e atdhetarë të shquar që luftuan me pushkë e me pendë për pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të shqiptarëve, ata që u përpoqën për ta vendosur Shqipërinë në radhët e vendeve të nderuara dhe për t’i çelur rrugën e zhvillimit e të përparimit.

Rroftë Shqipëria! Rrofshin shqiptarët kudo ku ata jetojnë!👐🇦🇱