Kryebashkiakja Emiriana Sako uron 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me një video të veçantë të realizuar me profesioniste të ndryshme të qytetit të Durrësit, të cilave iu dhuron lule një vajzë e vogël.
“Mirënjohje ndaj të gjitha nënave, grave, vajzave, që me sakrificat, përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themel i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë“, thotë Sako në urimin e saj.






