Kryebashkiakja Emiriana Sako uron sot në festën e Mësuesit, arsimtarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Gëzuar 7 Marsin!
Sako shpreh respekt dhe mirënjohje për mësueset e mësuesit që me punën e palodhur, përkushtimin, pasionin dhe profesionalizmin e tyre përgatisin dhe edukojnë brezat e rinj, për të ndërtuar të ardhmen.
“Durrësi është një qytet ku arsimi dhe kultura janë mjaft të zhvilluara, dhe kjo, falë punës dhe sakrificave të të gjithë mësuesve të çdo kohe. Ne jemi krenarë me ju, të nderuar mësuese dhe mësues, dhe me gjithë zemër ju urojmë shëndet e jetë të gjatë dhe suksese në misionin tuaj fisnik”, përfundon urimin e saj Emiriana Sako.