Kryebashkiakja e Durrësit ka uruar besimtarët katolik për Pashkët.

“Uroj që të ketë sa më shumë paqe, harmoni, dashuri e çdo gjë të mirë në familjet e qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve.” , shkruan Sako në postimin e saj në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTË:

Në këtë ditë të shënuar uroj të gjithë besimtarët katolikë: Gëzuar Pashkët!

Kjo festë simbolizon shpresën, dashurinë dhe gëzimin e jetës.

Uroj që të ketë sa më shumë paqe, harmoni, dashuri e çdo gjë të mirë në familjet e qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve.