Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Pashkëve për besimtarët katolikë.
“Në këtë ditë të shenjtë, u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve katolikë: Gëzuar Pashkët!
Kjo festë e veçantë sjell mesazhin e shpresës, dashurisë dhe gëzimit për jetën.
Uroj që në çdo familje të mbretërojnë paqja, mirësia, harmonia dhe lumturia. Festa e ringjalljes le të na motivojë të forcojmë solidaritetin dhe mirëkuptimin mes njëri-tjetrit.”, shkruan Sako.





