Në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, kryebashkiakja Emiriana Sako iu shpreh urimet më të mira besimtarëve myslimanë, qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve.

Sa më shumë gëzim, shëndet dhe mirësi në çdo familje. Kjo festë, e cila shënon edhe mbylljen e muajit të Ramazanit, një periudhë përkushtimi, sakrifice dhe solidariteti, na frymëzon të forcojmë vlerat më të larta njerëzore, humanizmin, mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë, që duhet të na udhëheqin në përditshmërinë tonë.”, përmbyll Sako urimin e saj.