Kryebashkiakja e Durrësit iu uron festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarët myslimanë.

“Në këtë festë që simbolizon sakrificën, humanizmin dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit, uroj që mirësia, urtësia, harmonia, paqja dhe uniteti të mbretërojnë përherë në çdo familje”, shkruan Sako në urimin e saj, krahas fotos nga falja e namazit në xhaminë e madhe.