Në Ditën e Verës, qyteti i Durrësit ka marrë një atmosferë festive.

Dekori i vendosur në sheshin “Liria” është mirëpritur nga qytetarët dhe sidomos fëmijët.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, përmes një postimi në rrjete sociale u ka uruar të gjithë bashkëqytetarëve të saj, por edhe shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Verës!

“Shijoni këtë atmosferë festive plot ngjyra që i kemi dhënë Durrësit dhe ndjeni ngrohtësinë pranverore të qytetit tonë të dashur”,- shkruan Sako.

Me dhjetëra qytetarë kanë shkrepur foto pranë dekorit festiv për të fiksuar në memorie këtë atmosferë pranverore të krijuar në sheshin kryesor të qytetit bregdetar.

I uroj qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë vendit Gëzuar Ditën e Verës. Shijoni këtë atmosferë festive plot ngjyra që i kemi dhënë Durrësit dhe ndjeni ngrohtësinë pranverore të qytetit tonë të dashur. 

Posted by Emiriana Sako on Sunday, March 14, 2021