Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako uron sa më shumë mbarësi për qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, dita më e rëndësishme e komunitetit bektashi.

Uroj nga zemra sa më shumë mbarësi, harmoni, paqe dhe dashuri për qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët kudo ku ata ndodhen.“, shkuan Sako.