Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka uruar besimtarët myslimanë por edhe gjithë shqiptarët për festën e Fitër Bajramit.
Në urimin e saj në rrjete sociale ajo shkruan:
“Në këtë ditë të shënuar uroj besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin. ![]()
Sa më shumë lumturi, shëndet e mbarësi në familjet tuaja.
Kjo festë, e cila shënon edhe përmbylljen e muajit të Ramazanit, muajin e sakrificave dhe solidaritetit njerëzor, është dëshmi e qartë e dashurisë për jetën, humanizmit, mirëkuptimit, paqes e respektit që ekziston e duhet të ekzistojë mes nesh.





