Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje me një postim në rrjete sociale dedikuar punimeve për unazën e qytetit.
“Mirëmëngjes, dhe me pamjet e kantierit më të rëndësishëm për transformimin e infrastrukturës rrugore të unazës së qytetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë!”,– shkruan Sako, ndërsa publikon edhe një video që dëshmon ecurinë e punimeve në zonën kodrinore të Durrësit.





