Në prag të ndërrimit të viteve, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, përmes një postimi në rrjete sociale uroi qytetarët për Vitin e Ri 2022.

“Ju uroj përzemërisht Gëzuar Vitin e Ri 2022, sa më shumë shëndet e lumturi në çdo familje të Durrësit dhe të të gjithë shqiptarëve kudo ku ata janë”,- shkruan ndër të tjera Sako në postimin e saj, ndërsa thekson se vizioni i ardhshëm i Durrësit është ai i një qyteti turistik evropian.

“Puna jonë e përkushtuar në shërbim të qytetarëve, sipas një vizioni të qartë që shikon drejt standardesh europiane, do t’i japë Durrësit tonë shkëlqimin e merituar dhe durrsakët do të kenë një qytet më të mirë, më të bukur dhe me mundësi të reja zhvillimi.”

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Durrësit.

Viti që lamë pas ishte një vit pune intensive që i riktheu normalitetin qytetin tonë të dashur. Në një vit punë e përpjekjesh së bashku e bëmë më të mirë qytetin. Viti i ri kam bindjen që do të jetë një vit me suksese e projekte madhore të denja për Durrësin turistik me një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme.

Puna jonë e përkushtuar në shërbim të qytetarëve, sipas një vizioni të qartë që shikon drejt standardesh europiane, do t’i japë Durrësit tonë shkëlqimin e merituar dhe durrsakët do të kenë një qytet më të mirë, më të bukur dhe me mundësi të reja zhvillimi.

Ne besojmë te mundësitë që na ofron e ardhmja dhe me bindje të plotë do të përballemi me sfidat që na presin. Sfidat realizohen nëse kemi vizion dhe vizioni ynë është i qartë: Durrësi, një qytet turistik europian.

Ju uroj përzemërisht Gëzuar Vitin e Ri 2022, sa më shumë shëndet e lumturi në çdo familje të Durrësit dhe të të gjithë shqiptarëve kudo ku ata janë.

Për Durrësin që të gjithë së bashku ëndërrojmë.