Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako e ka nisur këtë muaj me një urim në rrjete sociale për të gjithë qytetarët e saj.

“Uroj mbarësi për të gjithë në këtë muaj të bekuar!”,– shkruan kryetarja e bashkisë në rrjete sociale.

Postimin e daj, Sako e ka shoqëruar me një foto të një peme në lulëzim e sipër, që simbolizon ardhjen e pranverës.

Prilli i këtij viti është një muaj i bekuar sepse besimtarët e tre besimeve fetare në vendin tonë festojnë dy nga festat më të rëndësishme të kalendarit të tyre, Fiter Bajramin dhe Pashkët.