Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka uruar të gjithë studentët dhe pedagogët për fillimin e vitit të ri akademik.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Durrësi ka hapur një kapitull të ri në zhvillimin e tij ndaj qyteti ynë ka nevojë për intelektuale dhe profesionistë të rinj të cilët nesër do të jenë dhe lidershipi i ri i këtij qyteti.”
Postimi i plotë:
Uroj studentët dhe profesorët e Universitetit të Durrësit dhe të gjithë vendit për vitin e ri akademik.
Veçanërisht studentëve të vitit të parë ju uroj suksese në këtë rrugëtim të rëndësishem që sapo kanë nisur.
Durrësi ka hapur një kapitull të ri në zhvillimin e tij ndaj qyteti ynë ka nevojë për intelektuale dhe profesionistë të rinj të cilët nesër do të jenë dhe lidershipi i ri i këtij qyteti.
Me UAMD ne kemi një bashkëpunim të ngushtë dhe dera e bashkisë është e hapur për të gjitha nevojat e këtij universiteti. Së bashku me qeverinë e cila ka projekte madhore për qytetin tonë dhe UAMD do të punojmë së bashku për të shfrytëzuar sa më shumë resurset që kemi në funksion të qytetarëve, për të patur një Durrës më të mirë në dekadat që vijnë.
Suksese!