Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përmes një postimi në “Facebook”, bën me dije se vazhdon puna për rehabilitimin e pallateve me shkallë dëmi DS4.

Sako shkruan se janë 11 pallate ku po punohet për përforcimin dhe rikonstrukturimin e tyre, ndërsa 13 të tjerë janë në proces realizimi të garës.

Ndërkohë kryebashkiakja thotë se do të fillojë puna për riforcimin e 35 banesave individuale me shkallë dëmi DS4.

NJOFTIMI I POLTË I SAKOS:

Vazhdon puna për rehabilitimin e pallateve me shkallë dëmi DS4.

👉 Janë 11 pallate ku punohet sipas projekteve përkatëse për përforcimin e tyre dhe rikonstruksionin si në ambientet e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme duke garantuar standartet e duhura për banesa më të forta dhe më të sigurta se më parë.

👉 Për 13 pallate të tjera është në proces realizimi i garës.

📌 Ndërkaq pas miratimit në këshillin bashkiak do të fillojë puna për riforcimin e 35 banesave individuale që janë konstatuar me shkallë dëmi DS4.