Kryebashkiakja e Durrësi Emiriana Sako në rrjetet sociale, shprehet se vijon me ritme të larta puna për restaurimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.
Ndër të tjera Sako shton se restaurim po kryhet në kuadër të programit EU4Culture.
“EU4culture është një program mjaft i rëndësishëm për qytetin tonë që do të sjellë rivitalizimin dhe futjen në guida ndërkombëtare të disa objekteve të trashëgimisë sonë kulturore. Këto ndërhyrje do të sjellin impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit gjithëvjetor në qytetin tonë.”,- përfundon statusi i Sakon në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Vijon me ritme të larta puna për restaurimin e Muzuet Arkeologjik të Durrësit.
Ky restaurim po kryhet në kuadër të programit #EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.
#EU4culture është një program mjaft i rëndësishëm për qytetin tonë që do të sjellë rivitalizimin dhe futjen në guida ndërkombëtare të disa objekteve të trashëgimisë sonë kulturore. Këto ndërhyrje do të sjellin impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit gjithëvjetor në qytetin tonë.