Ndërmarrja “Rruga” po vijon punën për pastrimin e kanaleve kulluese në njësitë administrative të bashkisë Durrës, me qëllim parandalimin e përmbytjeve të tokave bujqësore dhe banesave.

Ndërhyrjet në terren janë përqendruar në kanalin e parë kullues në Katundin e Ri dhe njëkohësisht edhe në zonën e Shënavlashit.

Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako, përmes një postimi në rrjete sociale, bën të ditur se aktualisht janë pastruar 1650 metra kanal në zonën e Jubës, ndërsa po punohet tek kanali i Shënavlashit, me gjatësi 800 metra.

Postimi i plotë: