Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme punimet për rehabilitimin e rrugës “Apulia” rreth 1 kilometër në zonën e plazhit.

Sako shprehet se asfaltimi i kësaj rruge i shërben rreth 1000 banorëve të kësaj zone.

Postimi i Sakos:

Vijon puna për rehabilitimin e rrugëve dhe hapësirave publike në brendësi të lagjeve të qytetit por edhe në njësitë administrative.

Duke punuar për rehabilitimin e rrugës “Apulia” rreth 1 kilometër në zonën e plazhit. Asfaltimi i kësaj rruge i shërben rreth 1000 banorëve të kësaj zone.

Të gjitha këto ndërhyrje rehabilituese i shërbejnë qytetarëve dhe lehtësojnë përditshmërinë e tyre.