Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, gjatë vizitës në kishën e “Shën Domenikut”, ku u takua me një nga drejtuesit e bashkësisë katolike të Durrësit, At Bernard Caruana, i shprehu urimet më të përzemërta At Bernardit dhe nëpërmjet tij besimtarëve katolikë të Durrësit dhe të të gjithë vendit me rastin e Pashkës.
“Në këtë ditë të veçantë uroj që të ketë sa më shumë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e qytetarëve të Durrësit dhe të të gjithë shqiptarëve. “, shprehet Sako në urimin e saj.