Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ka vizituar ditën e sotme shtëpitë e reja që janë ndërtuar pas tërmetit në njësinë administrative të Katundit të Ri.

Përmes një postimi në rrejtet sociale, Sako shkruan se tre familje të kësaj njësie kanë hyrë në shtëpitë e reja në kushte më të mira se ato që kishin.

Kryebashkiakja thekson se rindërtimi do të vazhdojë për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Postimi i plotë i Sakos:

Në njësinë administrative të Katundit të Ri duke vizituar shtëpitë e reja 🏡 që janë ndërtuar.

Në këtë njësi tre familje të tjera Ilmi Hazbardhi, Azem Llulla dhe Zylyf Kuçi sapo hynë në shtëpitë e reja më të bukura, më të sigurta dhe me kushte më të mira se ato që kishin më parë.

✅Jam shumë e lumtur për këto familje që u bënë me shtëpi të re, por rindërtimi vazhdon për t’i shkuar deri në fund angazhimit për ti strehuar të gjitha familjet e dëmtuara.