Momo Salah do të largohet nga Liverpul në fund të sezonit. Egjiptiani e përsëriti këtë gjatë një interviste të dhënë për “Sky Sports”. 32-vjeçari, i cili është pjesë e Liverpulit që nga viti 2017, do të lirohet në qershor dhe do të jetë në gjendje të zgjedhë një klub të ri si futbollist i lirë.
“Unë me të vërtetë dua të fitoj Premier Ligën me Liverpulin këtë sezon. Është viti im i fundit tek ky klub,, kështu që unë dua të bëj diçka të veçantë për qytetin. Askush nga klubi nuk ka folur me mua për çështjen e kontratës, nuk ka asnjë lajm”, u shpreh Salah.