Mohamed Salah u detyrua të braktisë para kohe sfidën me Njukasëllin pasi mori një goditje të fortë në. Ai që i qetësoi të gjithë në lidhje me gjendjen e lojtarit ishte Jurgen Klop që pas ndeshjes në fjalë tregoi se egjiptiani ndihet më mirë.
“Ishte në tokë dhe mjeku duhet të merrte një vendim për ta lënë në fushë apo jo, – shpjegoi Klop, vendosi për zëvendësimin dhe ne sigurisht që e pranuam. Kur hyri në dhomat e zhveshjes, Salah u ul dhe ndoqi vijimin e sfidës. Pra është mirë”, shpjegoi trajneri gjerman.
Garanci për shokun e skuadrës ka dhënë edhe Dejan Lovren, i cili ka sqaruar se Salah është mirë, megjithëse nuk mban mend asgjë nga goditja e pësuar.
Nesër, Liverpuli do të luajë ndaj Barcelonës në sfidën e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Salah me shokë që do të duhet të përmbysin disavantazhin 3-0 të sfidës së parë. Me sa duket, goditja në kokë nuk do ta pengojë egjiptianin të zbresë rregullisht në fushë dhe të tentojë përmbysjen e madhe me të kuqtë.





