Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, që do të jetë 11 dhjetori.
“Nga Lezha kam kënaqësinë të informoj demokratët se më 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë PD,” tha Berisha.
Ai deklaroi se nëse vendimi për përjashtimin e tij do të shpallej nga Këshilli Kombëtar do ta kishte pranuar, por theksoi se kreu i PD-së Lulzim Basha u tregua besëprerë dhe se vendimin e mori pa pyetur asnjë njeri.
Ish-kryeministri theksoi se kjo forcë politike do të shndërrohet në shtëpinë e lirisë, duke shtuar se tani do të ketë ndryshime rrënjësore në statut.





