Në sheshin para Gjykatës së Lartë demokratët po zhvillojnë një protestë në mbrojtje të Vulës së PD-së, e cila ka nisur me bllokimin e qarkullimit, çka ka detyruar shoferët të përplasen me protuestuesit, të cilëve u kërkohet lirimi i rrugës.

Por pavarësisht tensioneve në rrugë, protestuesve iu është bashkuar edhe Sali Berisha, i cili është pritur me ovacione në shesh.

“Revolta juaj në mbrotje të vlerave të Lirisë. Unë kam respektuar gjithmonë ligjin dhe jam pro shtetit ligjor”, iu drejtua Berisha protestuesve.