Ish kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD, ka mbërritur në selinë e partisë Demokratike
Ai tha se kishte ardhur në selinë e demokratëve që të diskutonte për problemet partiake. Ndërsa sa i takon Lulzim Bashës ai e konsideroi sit ë shkarkuar nga posti.
“Siç e shihni, janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të së ardhmes”, tha Berisha dhe të 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ia behën në seli.





