Ish-lideri idemokrat, Sali Berisha feston sot 77-vjetorin e lindjes.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se sot është 77 herë më i lumtur sepse kjo ditëlindje e gjen më të motivuar në mbrotjen e të drejtave dhe në një mision jetik e vendimtar për fatin e PD-së dhe demokracisë në vend.
“Sot 77 vjeç!Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:
– Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,
– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!
Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit! sb”, shkruan Berisha.





