Floriana Garo, anëtare e PD së rithemeluar dhe zëdhënëse e grupimit që përfaqësohet nga Sali Berisha, vjen me një rrëfim ndryshe për jetën e saj, karrierën politike tashmë dhe familjen e saj.

“Të ka dhënë ndonjë këshillë zoti Berisha si njeri pa diskutim me shumë eksperiencë dhe përvojë në këtë fushë? Ti duke qenë e re, edhe grua besoj, sepse sigurisht është një sfidë më vete dhe ky fakt”, ka qenë kjo pyetja që Rudina i ka drejtuar Garos, pas angazhimit të saj në politikë.

“Ai më ka dhënë disa këshilla që unë mundohem t’i kem parasysh gjithmonë. Mbi të gjitha, ka thënë që nëse do të jesh në politikë, ti duhet të bëhesh avokatja e njerëzve, pra t’i mbrosh ata, t’i mbrosh të gjitha dëshirat dhe synimet e tyre dhe kur ata janë të pambrojtur, ti duhet të jesh aty për të folur dhe për të luftuar për ta.

Dhe krahas saj, të qëndroj grua e qetë në debate televizive, ishte kënaqësi kur e dëgjova nga zoti Berisha këtë gjë. Zoti Berisha ma ka shprehur qartazi që nuk është mirë sepse edhe shikuesi nuk të kupton siç duhet, ka një tjetër perceptim kur je duke bërtitur dhe duke thënë atë që në qetësi e thua kur të vjen radha për të folur”, ka treguar Floriana Garo.