Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit të PD, pritet të bëjë një deklaratë për mediat në Selinë e PD.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Gjatë ditës së sotme disa deputetë dhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit tentuan që të hynin në godinën e PD-së, por dyert nuk u hapën në asnjë rast.