Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK.
Paraqitja e kryedemokratit lidhet me zbatimin e masës së “Detyrim paraqitjes”, që ka vendosur gjyqtari i apelit të posaçëm.
Në vendimin e gjyqtarit, Berisha është i detyruar të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë.
“Do ta vazhdoj gjykimin, është procedurë. S’ka të bëjë me individët. Është çështje parimi. Një njeri, Edi Rama pas largimit të PD nga Parlamenti ka vendosur në ligje një nën antikushtetues. Përpjekja ime është rivendosja e standardeve ndërkombëtare.”, tha ndër të tjera Berisha në një prononcim për gazetarët.





