Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të dyshimtë, ku duken disa kamionë në aksin Elbasan – Librazhd.
Berisha thotë se pamjet ia ka dërguar një qytetar dhe sipas ish-Kryeministrit, autobotet i ngjasojnë atyre që bëjnë transportin e lëndëve toksike.
Karvani i autobotëve shoqërohej nga policia, ndërsa në vend të targave ishte vendosur një shënim ku shkruhej “transport i veçantë”. Pamjet janë filmuar mëngjesin e sotëm rreth orës 03:21.
Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Qytetari dixhital dergon nje video te filmuar mbreme ne ora 3:21 mengjesit te
– nje karvani autombotesh te gjata, te cilat ne Europe perdoren per
– transportin e lendeve toksike ose radioaktive, te shoqeruar nga policia
– karvani levizte nga Elbasani drejt Librazhdit.
– Makinat ne vend te targave kishin nje pllake ku shkruhej transport i veçante!Ketu me poshte keni tekstin dhe videon e derguar prej tij. sb





