Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është thirrur këtë të mërkurë në SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij për dosjen ‘Partizani’ janë drejt përfundimit.
Mësohet se Berishës do t’i komunikohet akuza dhe t’i paraqitet zyrtarisht.
Gjithashtu në SPAK do të paraqitet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej dhjetorit të 2023. Edhe Malltezi ndodhet në arrest shtëpie.