Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në daljet e tij publike u shfaq me syze për tu përpjekur për të mbuluar hematomat e shkaktuara në fytyrë nga goditja që mori nga 31-vjeçari, Gert Shehu më 6 Dhjetor.
Së fundmi, drejtori zyrës së shtypi të PD, Alfred Lela krahasoi pamjen e kryedemokratit Sali Berisha me atë të aktorit të njohur Clint Eastwood.
Më tej Lela dënoi aktin ndaj Sali Berishës, duke shtuar se ajo që mbeti pas është mirazhi i aktorit.
“Ata që goditën dje Berishën bënë një krim, duke bërë një krim na dhanë një mirazh, atë të Clint Eastwood. Doktori me këto syze duket si Clint Eastwood”, tha Lela, duke shkaktuar të qeshura në sallë ku dhe vetë Berisha nuk mbajti dot të qeshurën.