GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Masa e sigurisë për ish-kryeministrin e vendit u dha në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani në kryeqytet.

Akuzat që rëndojnë ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi janë korrupsion, pastrim parash si edhe fshehje e deklarim i rremë i pasurisë.

Më herët sot u ndalua në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua nga policia për të njëjtat akuza.