Pasi e quajti një fotomontazh të dështuar, foton e publikuar nga ish-kryeministri Berisha, që e akuzoi atë se ishte shfaqur krah bosit të kokainës, deputeti i PS-së Taulant Balla ka reaguar sërish sot me një tjetër shënim në faqen e tij në “Facebook”.
Këtë radhë jo duke mohuar, apo sqaruar, por duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë. Duke postuar një sërë fotosh të kreut të PD-së me një person, për të cilin Balla shkruan se është i arrestuar për drogë.
Postimi i Ballës:
Luftë politike me fotografi? Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës.





