Deputeti i PD, Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë dyerve të parlamentit, ku komentoi gjuhën fyese të Ramës ndaj opozitës si dhe atë që ai e quajti kërcënim ndaj tij per procesin e çështjes “Babale”.
“E dëgjuat me një gjuhë rrugaçi si i drejtohej opozitës. Pa diskutim ngjarja tjetër e cila është paralajmëruar, se si kryrministri nga foltorja e parlamentit mendon se më kërcënon që e ka hapur vetë. 20 minuta pasi Rama e bëri këtë kërcënim, Gjykata e Apelit solli një njoftim që për të njëjtat kërkesa procedurale, duke ndjekur një standard tjetër. Do jemi në proces gjyqësor nëpërmjet avokatit. As më tut që të tërhiqem nga mbrojtja e interesit publik dhe dinjitetit të kujtdo që është në atë sallë. Mendon se është me ata që ka rreth e rrotull që i komandon dhe i sjell vërdallë si kukulla. Shqetësimi kryesor i Ramës me sa duket është dhe protesta e 12 nëntorit, për të cilën gjej rastin të ftoj çdo qytetar që t’i bashkohet. Përballja do të bëjë që një kryeministër që është i shfazuar dhe kontrollin çdo institucion të vijë në binarë”, deklaroi Salianji.