Deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në ‘Opinion’ ka thënë mbrëmjen e sotme, se ai është thirrur në prokurori, pas akuzave që janë bërë ndaj tij nga një kriminel.
Sipas Salianjit, akuza ndaj tij është se ai ka denoncuar një krim. Sa i përket videos së transmetuar mbrëmjen e shkuar, Salianji ka thënë se ai e ka publikuar ashtu siç e kam marrë.
‘Materialin e kam publikuar siç e kam marrë. Unë hetohem për kallëzimin që ka bërë Agron Xhafaj, një i burgosur që është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Unë jam thirrur për krimin se pse kam denoncuar një kriminel. Sot kryeministri ka thënë një gjë, që ka një grup që merret me çështjen‘,- deklaroi Salianji.





