Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apel ndaj Evi Kokalarit. Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lënë fuqi vendimin e Shkallës së Parë ndaj deputetit demokrat.

Vendimi për deputetin demokrat është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani, Miliana Muça dhe Daniela Shirka.

Kokalari paditi Salianjin në SPAK pas akuzave se ai e kishte fyer dhe kishte shpifur duke thënë se bashkëshorti i saj është anëtar i Agimit të Artë në Greqi.

Fillimisht GJKKO vendosi të dënojë Salianjin me 50 mijë lekë gjobë por më pas Apeli vendosi të rrëzojë këtë vendim duke e shpallur demokratin të pafajshëm.