Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka thënë se mbledhja e pretenduar e kryesisë së grupit nga Enkelejd Alibeaj, nuk është legjitime.
Salianji u shpreh se në mbledhje nuk ka pasur kuorum, pasi rregullorja e përcakton qartë se në mbledhjen e kryesisë marrin pjesë dhe kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve parlamentare që përfaqësojnë PD-në.
Deputeti Salianji, tha se drafti i prezantuar nga Alibeaj për kushtet që dujet të kenë kandidatët për president, i shërbejnë vetëm Edi Ramës.
Ervin Salianji: Edhe sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit, pati një përpjekje nga unë, për të qenë pjesë dhe deputetë nga Komisioni i Rithemelimit. Ne funksionojmë me rregulloren e grupit, kryesia e grupit parlamentar përbëhet dhe nga kryetarët e grupeve parlamentareve, nuk bëhet mbledhje me 3 persona, se nuk ka pasur kuorum.
Të thuash që kandidati për president të mos ketë qenë në politikë 5 vitet e fundit, është ti shërbesh Edi Ramës. Presidenti nuk ka pse të jetë një pensionist, nuk mund të vësh kritere qesharake, që kandidati për president të ketë qenë pjesë e kauzave civile, e gjitha kjo shërben për të tërhequr vëmendjen.





