Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vizituar shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare, në Gjirokastër.
"Në Gjirokastër shtëpinë e diktatorit e ndajnë disa rrugina te gurta me shtepinë e Kadaresë, këtë të fundit e ndajnë po aq pak hapa në rruginën e gurtë me shtëpinë e Musine Kokalarit.", shkruan Salianji ndërsa thekson dy fjalë më shumë për familjen e Kokolarëve.
POSTIMI I PLOTË
Çdo vend, çdo qytet, çdo krahinë mund të mbajë, rrisë e përjetësojë gjenialë të së mirës po aq sa mostra të së keqes!
Mes rrugicave të një qyteti me histori mund të gjesh portën ku ka trokitur misioni i mirë dhe ai i lig i historisë.
Në Gjirokastër shtëpinë e diktatorit e ndajnë disa rrugina te gurta me shtepinë e Kadaresë, këtë të fundit e ndajnë po aq pak hapa në rruginën e gurtë me shtëpinë e Musine Kokalarit.
Disa hapa dhe historia hedh perden e errët ose ca hapa dhe shfaqet horizonti i perëndimit.
Në të njëjtën qytezë, në të njëjtën kodrinë me sokakë të gurtë ecën e rrugëtuan ndryshe e liga, frymëzimi e sakrifica e flijuar.
Do të ndalem e theksoj dy fjalë me shumë per familjen e Kokalarëve; sepse historia ende nuk i ka dhënë peshën dhe meritën flijimit dhe sakrificës së kësaj gruaje që në të vërtetë është simboli fuqiplotë i vlerave e idealeve perëndimore shqiptare.
Tre sokakë të gurtë që për pak hapa të kaluar kapërcejnë epoka historie e zhvillimi!
Edhe sot jemi në të njëjtat sprova mes perëndimit si farsë apo si realitet!





